Kosova mirëpret shtetet anëtare të konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së

Kosova mirëpriti gjatë kësaj jave takimet e konstituencës së Bankës Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), nën organizimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Qendrore të Kosovës.

Këto takime, siç u bë e ditur në komunikatë, shërbejnë si platformë për të ndarë përvojat më të mira, si dhe për të diskutuar rreth zhvillimeve të përgjithshme ekonomike globale, sfidave rajonale, si dhe çështjeve të brendshme të konstituencave përkatëse.

“Përzgjedhja e Kosovës si vend pritës për takimet e konstituencës nënvizon partneritetin e rëndësishëm që vendin ynë mban më këto institucione, e të njejtën kohë dëshmon që edhe më tej po forcojmë lidhjet ekonomike dhe politike me organizatat financiare ndërkombëtare.”, u bë e ditur në komunikatë.

Reklama e sponzorizuar

Takimi i Konstituencës së Bankës Botërore dhe FMN-së, mbledh përfaqësues nga Ministritë e Financave dhe Bankat Qendrore të shteteve anëtare si Austria, Belgjika, Turqia, Bjellorusia, Çekia, Luksemburgu, Hungaria, Sllovakia, si dhe Sllovenia.