Krahasimi i çmimeve: Sa kushtonin disa produkte bazike me 2022, e sa kushtojnë sot?

Njohësi i ekonomisë, Safet Gerxhaliu ka publikuar një krahasim të çmimeve të disa prej produkteve bazike, në vitin 2022, krahasur me sot.
Në rrjetin e tij social facebook, Gerxhaliu ka shkruar se “përkundër deklaratave institucionale për rritje ekonomike dhe përmirësim të standardit të jetesës në Kosovë edhe në këto kohë të inflacionit ku edhe vendet e fuqishme të euro zones janë në recesion dhe për këtë po u sjellim një argument”.
Statusi i plotë:
Në vitin 2022 keni vizituar disa markete ku i kemi fotografu çmimet e disa produkteve verore dhe i kemi krahasuar me korrikun e vitit 2023 dhe ja ndryshimi:
– Specat në vitin 2022 kushtonin 60 cent – në vitin 2023 kushtojnë 1.29 euro;
– Shalqini nē korrik të vitit 2022 kushtonte 20 cent – sot 51 cent;
– Qepa në korrik të vitit 2022 kushtonte 49 cent – sot 1.19 cent;
– Patatet në korrik të vitit 2022 kushtonin 20 cent – sot 50 cent;
– Domatet ne korrik të vitit 2022 kushtonin 50 cent – sot sillen nga 80 cent deri nē 1.30 euro;
– Bananet në korrik të vitit 2022 kushtonin 90 cent – sot 1.29 euro.
Ky është realiteti ekonomiko social!
Indikator shqetësues që duhet të na shtyjn të mendojm se si të veprohet ekonomikisht drejt ardhmërisë!