Kryetarja e grave të VV-së në Obiliq ‘rehatohet’ në KEK

Pushteti i Vetëvendosjes kudo që gjenë hapësirë për punësim të aktivistëve të vet, nuk e lë pa e shfrytëzuar. Kështu po ia ribënë sërish edhe në Obiliq.

Kryetarja e Grave në VETËVENDOSJE! (GVV) në Obiliq, Fjolla Nasufi, së fundmi është punësuar si inxhiniere në Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ajo deri tani ka qenë këshilltare/asistente e deputetit të Vetëvendosjes nga kjo komunë, Halil Thaçi.

Reklama e sponzorizuar

Demokracia.com ka siguruar listën me emrat e të punësuarve në KEK. Fjolla Nasufi është renditur e 21-ta në listë.

Emri i saj ishte përmendur edhe në konkursin skandaloz të vitit 2022, ku ishin punësuar dhjetëra aktivistë e familjarë të njerëzve të Vetëvendosjes, i cili ishte anuluar pas zbulimit nga mediat.

Nasufi, nëse i hidhet një sy profilit të saj në Facebook, është shumë aktive politikisht. Ajo komenton ngjarje ditore, kritikon komunën e Obiliqit dhe mediat.

Nasufi është pjesë e atyre që sulmojnë mediat. Sipas “analizave” të Nasufit, mediat në Kosovë nuk e kanë qëllim informimin, por janë biznese.