Ministri Peci: Instituti Bujqësor për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar toka, prona e banesa

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë e Zhvillimit Rural, Faton Peci me anë të një reagimi publik ka thënë se Instituti Bujqësor i Kosovës për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar toka, banesa e prona.

Sipas Pecit, në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë, këto veprime janë bërë për interesa personale.

Reklama e sponzorizuar

“Në mungesë të veprimit të institucioneve të drejtësisë do të filloj të ndaj me qytetarët dëshmi se si akterë të ndryshëm në institucione kanë bërë tjetërsimin e pronave shtetërore për interesa miskine e personale”, thuhet në reagimin e Pecit.

Ai shton se brenda kësaj periudhe janë tjetërsuar rreth 100 hektarë toka.

“Instituti Bujqësor i Kosovës (IBK) për më shumë se një dekadë ka tjetërsuar rreth 100 hektarë me toka dhe ka tjetërsuar prona/banesa të IBK-së me ‘vërtetime’”, përfundon ai. /Telegrafi/