Murtezaj: ATK-ja ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë

Ilir Murtezaj- Drejtor i Përgjithshëm e Administratës Ttaimore të Kosovës

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar se ka shënuar rritje në të hyrat tatimore për 68 milionë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në një konferencë për media, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se në periudhën janar-qershor të këtij viti të hyrat e grumbulluara nga tatimet janë 423.2 milionë euro, ose 19 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Murtezaj tha se pavarësisht sfidave që po ballafaqohet vendi nga ana ekonomike, falë punës që po bëjnë kanë arritur të shënojnë progres në këtë drejtim.

Reklama e sponzorizuar

Mes tjerash, duke folur për inkasimin e borxheve, Murtezaj tha se ka ulje të borxheve në këtë drejtim.

Ai ka theksuar se sfidë kryesore e ATK-së është identifikimi dhe trajtimi i personave, të cilët nuk deklarojnë të ardhurat e tyre personale.