Rama: 10 mijë udhëtarë më shumë prej biletave ditore, së shpejti shtohen edhe 30 autobusë të rinj

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se 10 mijë udhëtarë më shumë kanë përdorur autobusët e “Trafikut Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.

Rama ka njoftuar se shumë shpejt kësaj ndërmarrje do t’i shtohen edhe 30 autobusë, gjashtë prej të cilëve do të jenë elektrikë, raporton Express.

Reklama e sponzorizuar

“Superlajm! 10.000 udhëtarë më shumë po përdorin autobusët e “Trafiku Urban”, si rezultat i vendimit të marrë në muajin janar të këtij viti për përdorimin e biletës ditore.

Shumë shpejt flotës së Trafikut Urban do t’i shtohen edhe 30 autobusë të rinj, 6 prej të cilëve do të jenë elektrik. Kjo do të përmirësojë tutje shërbimet e ofruara për qytetarët”, ka shkruar Rama.