Ekspertët e tregut të këmbimit valutor theksojnë se tashmë duhet pritur disa ditë për të parë tendencën dhe efektin e ndërhyrjes së fundit. Por, megjithatë pritshmëritë mbeten të zbehta në një kohë që jemi në pikun e sezonit turistik.
Gjatë gushtit shënohen fluksi më i madh i turistëve të huaj por edhe i emigrantëve shqiptar që vijnë në Shqipëri duke shtuar ndjeshëm fluksin e eurove që janë në treg.
Në total parashikohet që përgjatë vitit 2023 të blihen rreth 300 milionë euro ndërsa më herët ishte planifikuar një fashë prej 160-220 milionë eurosh nga tregu i brendshëm me qëllim rritjen e rezerves.
Analizat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se arsyet e forcimit të kursit të këmbimit të lekut në tregun e brendshëm valutor lidhen me ecurinë ekonomike të vendit, shtimin e investimeve të huaja dhe blerjen e pasurive të paluajtshme nga të huajt./abcnews.al