Sot (14 gusht 2023), nga termocentralet e KEK-ut janë duke u prodhuar gjithsej 520 megavatë. Kësaj sasie duhet shtuar edhe dhjetëra megavatë të prodhuara nga të dy parqet e energjisë në bazë të erës – atij në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës si dhe një sasi minimale të prodhuar nga minihidrocentralet e vendit.
Buletini Ekonomik
Krahasuar me dy–tre ditët e fundit të javës së kaluar, kur nga të gjitha kapacitetet prodhuese të rrymës në Kosovë, ishin në operim vetëm dy blloqet e termocentraleve Kosova A (A 3 dhe A5), që nga e shtuna që shkoi, gjendja elektroenergjetike në vend paraqitet më e mirë. Nga nata ndërmjet të premtës dhe të shtunës është rikthyer blloku B2, i cili, për dy tre ditë ishte jashtë operimit për shkaqe të defekteve teknike (rrjedhjes në kaldajë).
Ndërsa, siç dihet, B1-shi ka kohë që ndodhet në remont të planifikuar (riparim i detajuar i turbinës), punë këto që sipas parashikimeve, do të zgjasin rreth 3 muaj. Po kaq kohë, kanë zgjatur edhe punët rreth modernizimit të turbinës së bllokut B2, në të cilin, për shkaqe të rrjedhjes në kaldajë gjatë ditëve 10 -12 gusht u zhvilluan punët sanuese nga ekipet e mirëmbajtjes së KEK-ut.
Në këtë mënyrë, sot nga termokapacitetet prodhuese të KEK-ut, gjenden në prodhim B2-shi i Kosova B, që ka kapacitetin prodhues 260 megavatë-orë dhe dhe A3 e A5 të Kosovës A, që të dyja me kapacitet 130 megavatë. Dhe, sot (14 gusht 2023), nga termocentralet e KEK-ut janë duke u prodhuar gjithsej 520 megavatë. Kësaj sasie duhet shtuar edhe dhjetëra megavatë të prodhuara nga të dy parqet e energjisë në bazë të erës-atij në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës si dhe nja sasi minimale të prodhuar nga minihidrocentralet e vendit.
Në këtë mënyrë, praktikisht me dyfishimin e prodhimit nga termocentralet e vendit pas sanimit të defektit teknik në B2 dhe rikthimit të tij në sistemin elektroenergjetik të Kosovës, është reduktuar praktikisht për 260 megavatë-orë energjia e importuar kushtimisht për të plotësuar nevojat e konsumit të vendit.
Megjithatë, edhe kjo sasi që prodhohet sot në kapacitetet prodhuese tonat nuk është e mjaftueshme tërësisht për të plotësuar nevojat e konsumit, të cilat gjatë ditës sillen diku ndërmjet 600 dhe 700 megavatë-orë. Sasia, tani e vogël për të përmbushur konsumin, vazhdon të importohet nga KEK-u. Sot energjia elektrike në bursën shqiptare, ALPEX, është tregtuar me çmimin mesatar 72.91 euro për një megavat-orë. Ndërsa, çmimi në orën e pikut (ora 20:00) është papaparë të kushtojë përafërsisht dyfishin e çmimit mesatar, ose 136.92 euro megavat-ora, Ndërkohë, çmimi minimal në bursën shqiptare, i përcaktuar të ndodhë në orën 13:00 është publikuar të jetë 27.5 euro megavati. /Buletini Ekonomik/