Sot Zyra e Rregullatorit për Energji pritet ta shqyrtojë Draft/Rregulloren për vet-konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme.
Miratimi i kësaj rregullore e hapë mundësinë e investimit në sisteme fotovoltaike (solare) për vet-konsum për secilin konsumatorë në Kosovë pa marrë parasysh nivelin e tensionit ku janë të kycur.
Me rregulloren paraprake, instalimi i paneleve solare për vet-konsum (dhe hudhje te tepricës në rrjet) i lejohej vetëm konsumatorëve shtëpiak dhe bizneseve të kyçura në nivelin e tensionit 0.4 kV.
Me strategjinë e energjisë është paraparë që deri në vitin 2031 të ketë kapacitet të instaluar prej minimum 100 MW (për vet-konsum).
Kapaciteti aktual i instaluar (prej 2017 deri sot) është 8 MW prandaj sipas njohësit të energjetikës, Trim Ternava, duhet që për 8 vite të kemi 12 herë më shumë projekte të realizuara (krahasuar me ato që kemi pasur për 6 vitet e kaluar) për të arritur targetin e vendosur në strategjinë 2022-2031. /Buletini Ekonomik/











