KRU “Prishtina” zbulon një plantacion të madh në Bardhosh që ujitej me ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksion, me që rast është duke marrë aksione të shumëta për identifikimin dhe ndalimin e kyçjeve ilegale.

Mëngjesin e së dielës është identifikuar një plantacion i madh që ujitej tërësisht me ujë të pijshëm.

KRU “Prishtina” thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, neveritëse dhe jonjerëzore.

Reklama e sponzorizuar

E plotë:

“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare.

Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, thuhet në njoftim