Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka filluar aksion, me që rast është duke marrë aksione të shumëta për identifikimin dhe ndalimin e kyçjeve ilegale.
Mëngjesin e së dielës është identifikuar një plantacion i madh që ujitej tërësisht me ujë të pijshëm.
KRU “Prishtina” thotë se një gjë e tillë është e papranueshme, neveritëse dhe jonjerëzore.
E plotë:
“Kjo është e papranueshme, më shumë se e neveritshme, për jo njerëzore, mos të flasim fare.
Në Bardhosh, Plantacion i madh, u zbulua tash nga inspektorët tanë duke e ujitur tërësisht me ujë të pijshëm, nga fillimi e deri në fund”, thuhet në njoftim









