Manipulimi me njehsorët e energjisë, Azemi i LDK-së shkon tek ZRRE-ja: Kërkon hetim dhe dorëheqje të Bordit

Anëtari i Kryesisë së Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Azemi, ka mbajtur një konferencë për media para zyrave të Rregullatorit për Energji, ku ka kërkuar dorëheqjen e bordit dhe nisjen e hetimeve lidhur me manipulimet e dyshuara me njehsorët e energjisë.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për ndalimin e rritjes së çmimeve dhe për kompensimin e qytetarëve që janë dëmtuar nga kjo situatë.

“Kemi kërku me ndalu intervenimin nëpër njehsorë, sepse po fshihen detajet dhe provat e kjo është vepër penale. Prandaj duhet të ndalohen këto veprime menjëherë”, deklaroi Visar Azemi.

Reklama e sponzorizuar