Ai e bazon këtë në ngritjen e çmimeve të produkteve bazike.
“Mendoj qe nuk janë të mjaftueshme për shkak se inflacioni ka ndodh dhe ka shkuar jashtëzakonisht shumë. Nëse para Covidit e kemi blerë një litër vaj me 80 cent, tani e blejmë me dy euro e tepër cent, që është dy herë i ngritur çmimi. Edhe çmimi i bukës e miellit është ngrit, i të gjitha produkteve elementare”.
Duke pasë parasysh këtë, Gashi vlerëson se harxhimet e pleqve nuk do t`i mbulonte asnjë pension në vlerë 300 euro se lëre më ky aktuali.
“Me 100 euro me mbijetu, shumica e pensionistëve marrin barna për shkak të sëmundjeve kronike, 10 deri në 40 a 50 euro, pastaj shërbimet komunale, shërbimet e ushqimit nuk e përthekojnë edhe pensionet me qenë 300 euro”.