Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se brenda një jave janë bërë 724 aplikime në thirrjen për subvencionim të pajisjeve shtëpiake efiçiente dhe sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar.
Thirrja për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në sisteme të energjisë së ripërtrishme – sistemi diellor për ngrohjen e ujit sanitar është hapur më 18 gusht.
Në thirrjen për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente përfshihet subvencionimi i makinave rrobalarëse, makinave enëlarëse dhe frigoriferëve ose frigoriferëve me ngrirëse.
Vlera e subvencionimit për një pajisje makinë rrobalarëse është 200 euro. Për prindërit vetushqyes vlera e subvencionimit për një pajisje është 300 euro. Për qytetarët që janë në mbështetje të skemës së ndihmës sociale (kategoria I & II), vlera e subvencionimit për një pajisje është 400 euro.