Sa kushtojnë pajisjet e teknikës së bardhë në Kosovë?

Në dyqanet e teknikës së bardhë, siç theksojnë shitësit, çmimet variojnë dhe varen shumë nga kualiteti i prodhimit-pajisjës, nga madhësia gjithsesi, por çmimet varën thuaja më së shumti nga emir, reputacioni dhe fama e prodhuesit.

Krahas ngritjes së çmimeve të shumë e shumë produkteve të ndryshme, dhe tregtimit tashmë të tyre me çmime të ngritura, disa sosh edhe në stratosferë, sidomos të çmimeve të produkteve elementare ushqimore, janë ngritur ndjeshëm edhe çmimet e prodhimeve pajisjeve të teknikës së bardhë, aq të nevojshme për familjet kosovare. Ç’është e vërteta, çmimet e teknikës së bardhë, në përqindje janë rritur goxha më pak se shumë produkte të tjera, e sidomos se ato ushqimore, por tashmë edhe këto pajime tregtohen më çmime të reja të ngritura.

Ekipi i Buletinit Ekonomik, në një blic-vizitë në dyqane të ndryshme që përmbajnë teknikë të bardhë ka evidencuar këto çmime. Duke filluar nga hekuri për hekurosje, i cili është i domosdoshëm për secilën familje dhe si i tillë I domosdoshëm për t’u blerë, deri tek gjërat të cilat janë poashtu të nevojshme, por janë më luksoze, siç janë televizori e e stabilimentet për klimë, kanë çmime të reaja, që nuk duken të jenë të lira për blerje. Bien në sy në këto dyqane me teknikë të bardhë, çmimet më të larta krahasuar me disa muaj më parë e, sidomos krahasuar me ato të një viti më parë.

Reklama e sponzorizuar

Në këto dyqane, siç theksojnë shitësit, çmimet variojnë dhe varen shumë nga kualiteti I prodhimit-pajisjës, nga madhësia gjithsesi, por çmimet varën thuaja më së shumti nga emir, reputacioni dhe fama e prodhuesit. Aktualisht,në njërin nga megamarketet që mbajnë teknikë të bardhë në Zonën industriale të kryeqytetit,  një fshesë elektrike prej më të lirave kushtonte 30 euro, ndonëse kishte edhe prej atyre që preknin shumën prej 300 eurove. Poashtu, edhe rrobalarsja nuk doli të jetë edhe  aq e lire, përkundër reklamimit jot ë paktë për ulje të çmimeve. Prej më të lirave ishte afërsisht 229 euro, ndërkohë që kishte edhe prej atyre që kushtonin edhe 1 mijë euro. Natyrisht çmimi prej 1 mijë e më shumë euro e kishin rrobalarëset e prodhuesve tashmë eminent botëror të këtij produkti.

Konsumatorët në këto dyqane mund të blejnë frigorifer edhe më 230 euro nga më i liri, ndërkohë kishte edhe prej atyre që kushtonin deri në 750 euro e më lartë. Përveç këtyre, në këto dyqane të teknikës së bardhë, shitet edhe televizori që mund të prekte shumën prej 1 mijë e 799 euro, ndërkohë që me një çmim pak më të arsyeshëm ishin ata që shitëshin edhe nga 239 euro. Çmimet e këtyre televizorëve siç thonin edhe vetë shitësit në markete varet edhe nga firma që janë të prodhuar, poashtu varësisht edhe nga kualiteti i pamjes dhe madhësisë së vetë televizorit. Ndërsa, kishte edhe prej atyre që kushtonin 1 mijë e 299 euro, po ashtu 549 euro, 899 euro dhe 299 euro. Në këto dyqane, konsumatorët mund të gjejnë edhe stabiliment për klimë që poashtu kapnin vlerën prej 1 mijë e 69 euro. Kishte edhe prej atyre që kushtonin 729 euro.

Shitësit në këto dyqane tregojnë se nëse klienti merr më shumë produkte, ata mund të kenë edhe një ekstra zbritje përveç zbritjes që aktualisht është publike. Ata poashtu tregojnë se ekziston edhe mundësia e blerjës online ku produkti përmes postës ose ekipit të  këtyre dyqanve përcillet deri tek konsumatorët. Mirëpo si mund të blejnë konsumatorët që nuk i kanë të gjitha paratë, ose nuk posedojnë para cash. Për këtë, menaxherët e dyqanave treguan se konsumatorët kanë mundësi të pageses me këste, pra prej 12 kësteve dhe se poashtu ekziston mundësia e pageses edhe me para të gatshme, mirëpo edhe me kartelë.

Në anën tjetër, ata poashtu tregojnë se zbritjet të cilat ata i quajnë aksione mund të ketë disa herë brenda viti, ndonjëherë për shkak të festive, mirëpo ndonjëherë edhe për shkak të strtategjisë së tyre afariste, promovimit të produkteve që tregtojnë ata, me qëllim të përfitimit të klientelës. Në këto dyqane, nuk veçohet ndonjë produkt që shitet jashtëzakonisht shumë, dhe se nuk shihet që ka ndonjë kërkesë të madhë veçanërisht për njërin nga ta pasiqë klientet i blejnë edhe varësisht nga nëvojat e tyre. (Blendrita Avdiu)/Buletini Ekonomik/