Prangosen pesë persona, shitën para të falsifikuara përmes Tik Tok-ut

PARIS, FRANCE - MARCH 05: In this photo illustration, the social media application logo, Tik Tok is displayed on the screen of an iPhone on March 05, 2019 in Paris, France. The social network broke the rules for the protection of children's online privacy (COPPA) and was fined $ 5.7 million. The fact TikTok criticized is quite serious in the United States, the platform, which currently has more than 500 million users worldwide, collected data that should not have asked minors. TikTok, also known as Douyin in China, is a media app for creating and sharing short videos. Owned by ByteDance, Tik Tok is a leading video platform in Asia, United States, and other parts of the world. In 2018, the application gained popularity and became the most downloaded app in the U.S. in October 2018. (Photo by Chesnot/Getty Images)

Policia e Kosovës njofton se ka zhvilluar veprime hetimore, disa mujore, në zbulimin e personave të dyshuar të cilët përmes rrjetit social “Tik Tok” kanë shpërndarë video ku shihet se ata bëjnë shitjen e parave të falsifikuara si kartëmonedha dhe monedha metalike.

“Gjatë hetimit profesional janë siguruar prova se personat e dyshuar me iniciale(F. V.) mashkull/kosovar, (S. A.) mashkull/kosovar, (A. V.) mashkull/kosovar, (B. R.) mashkull kosovar dhe (E. V.) mashkull/kosovar,janë marrë me veprimtari kriminale ku kanë mashtruar dhjetëra persona kinse do të ju shesin para të falsifikuara, derisa në anën tjetër personat që kanë tentuar të blejnë para të falsifikuara, kanë kryer vepër penale nga neni 296 paragrafi 4 i KPRK-së”, thuhet në njoftimin e PK-së .

Vlera e përfitimit që këta persona kanë përfituar me anë të mashtrimit, sipas këtij njoftimi, është rreth 20 mijë euro.

Reklama e sponzorizuar

Bëhet e ditur se idhur me rastin me datën 29.08.2023 është zbatuar plani operativ përkatës ku hetuesit kompetent në orët e mëngjesit kanë realizuar Urdhëresën e Gjykatës Themelore në Gjilan, dega në Viti, për kontrollimin e shtëpive të pesë  personave të dyshuar të lartcekur.

“Gjatë kontrollimit të shtëpive të personave të dyshuar janë sekuestruar:1 (një) granatë dore,1 (një) armë automatike,1 (një) karikator i armës, 52 (pesëdhjetë e dy) fishekë, dhe 1 (një) telefon mobil. Të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor dhe janë intervistuar në prezencë të avokatëve të tyre mbrojtës dhe të njëjtit me aktvendim të prokurorit të lëndës dërgohen në mbajtje për 48 orë”, njofton PK.