Rritet numri i turistëve në Kosovë, këto janë shtetet prej nga erdhën më shumë vizitorë

Në korrik të këtij viti, numri i vizitorëve vendorë dhe të huaj ishte 71 mijë e 341, prej tyre 34,73 për qind, ishin vendorë dhe 65,27 për qind ishin të jashtëm. Krahasuar me muajin korrik të vitit 2022 sa ishin 53 mijë e 820 vizitorë kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve për 32,6 për qind.

Agjencia e Statistikave njofton se numri i net-qëndrimeve ishte 177 mijë e 383, prej tyre 42,64 për qind nga vendorët dhe 57,36 për qind nga të huajt.

Numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm e ka rajoni i Pejës me 7 582 vizitorë dhe 38 145 net-qëndrime.

Reklama e sponzorizuar

”Sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Korrik 2022) ka rritje të vizitoreve për 21,24%. Në total, 45 566 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga: Shqipëria, Gjermania, Zvicra, Turqia etj”, thuhet në raportin për Statistikat e Hotelerisë për muajin korrik 2023 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). /Telegrafi/