Rukiqi i reagon Qeverisë për inflacionin: Është ngadalësuar, çmimet nuk janë ulur

Ekonomisti në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se inflacioni është ngadalësuar, dhe se çmimet nuk janë uluar por disa po rriten.

Rukiqi duke i reaguar Qeverisë së Kosovës, ka thënë se manipulimi statistikor nuk ka të ndaluar dhe se ata po e quajnë sukses një shifër të ngadalësimit të inflacionit në një muaj të vetëm.

Në fund i ka quajtur të paditur, mashtrues dhe hajna.

Reklama e sponzorizuar

Postimi i plotë:

Inflacioni eshte ngadalesuar, çmimet nuk jane ulur, perkundrazi disa po rriten (sidomos nafta dhe produktet ushqimore)

Manipulimi statistikor nuk ka te ndalur.

Nje shifer te ngadalesimit te inflacionit, ne nje muajt te vetem, Qeveria po e quan sukses.

Kur inflacioni shenonte shifra rekord, nder me te lartat ne bote, Qeveria e trajtonte si problem global dhe jo si problem te brendshem. Me kokefortesi dhe arrogance refuzonte çdo propozim per zbutje te problemit te rritjes te çmimeve.

Edhe nje mase te ndermarrur, intervenimin ne rezerva shteterore, e ka bere keq, e ka bere duke i vjedhur te njejtat.

Te paditur, mashtrues dhe hajna.