Vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti, Kosova importoi nga Serbia mallra në vlerë 143.1 milionë euro

Përgjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2023, Kosova ka importuar mallra në vlerë në mbi 2 miliardë euro, ndërsa vetëm nga Serbia ka të hyra mbi 143.1 milionë euro, raporton Gazeta Blic.
Sipas të dhënave nga Dogana e Kosovës, në vitin 2022, gjatë 12 muajve janë importuar gjithsej 5 miliardë euro mallra, ku vetëm nga Serbia janë  importuar 371.6 milionë euro.

Nëse e krahasojmë gjashtë mujorin e parë të vitit 2023 dhe tërë vitin 2022, shohim që nuk ka ndonjë rënie të importit nga Serbia, edhe pse periudha gjatë vitit 2022 është më e gjatë.

Përkundër vendimit të qeverisë për ndalimin e hyrjes së kamionëve me targa nga Serbia, produktet serbe po vazhdojnë të jenë nëpër raftat e marketeve të Kosovës.

Gjithashtu fushata “Mos bli produkte serbe”, po ka sukses në mos blerjen e këtyre produteve, shumë rafte po mbesin të mbushura me mallra nga Serbia, si rezultat i mos blerjes nga qytetarët.

Reklama e sponzorizuar

Madje nga fushata “Mos bli produkte serbe” shumë biznese në vend i kanë bojkotuar tërësisht prodhimet të cilat vijnë nga Serbia, në shumë markete por edhe lokale apo kafiteri nuk ndodhet asnjë produkt serb.

Importi më i ultë i mallrave nga Serbia ka ndodhur në vitin 2020, në kohën kur ishte vendosur taksa 100% ndaj Serbisë.