Hapet thirrja për aplikim për punë praktike në Agjencinë e Statistikave të Kosovës

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se ka hapur thirrjen për aplikim në programin “Praktikë në Punë” për 136 të rinjë.

Këta të rinj, do të angazhohen në punë në Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK).

Paga mujore për këtë punë praktike do të jetë 170 euro, plus bonuse në bazë të numrit të anketave të realizuara në terren. Kurse, kohëzgjatja e kësaj pune, do të jetë 6 muaj.

Reklama e sponzorizuar

Kriteret për aplikim janë këto:

Mosha e aplikantëve duhet të jetë nga 18 deri në 29 vjeç, të jetë student apo i diplomuar, dhe të ketë notën mesatare mbi 7.0.

Aplikimi bëhet përmes email adresës: masa1.4@rks-gov.net

Thirrja për aplikim do të jetë e hapur deri më 24 qershor 2022 në ora 16:00. /Buletini Ekonomik/