Më shumë se gjysmë miliardi euro janë shpenzuar vetëm në gjatëmujorin e parë të këtij viti nga diaspora në Kosovë.
E një shumë e tillë ndonëse nuk është vetëm në formë të remitencave, është mëse e mirëseardhur nga kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna.
“Këtë vit, gjashtë mujorin e parë të këtij viti janë afër 600 milionë që janë shpenzuar nga diaspora, kjo ka qenë një “infuzion” për ekonominë e vendit tonë. Këto të ardhura që vijnë në vendin tonë vijnë në formë të remitencave por edhe gjatë pushimeve ata shpenzojnë një shumë shumë të madhe që është infusion i drejtpërdrejtë, sidomos tek sektori i gastronomies”, tha Rafuna.
Por sipas tij, këto të ardhura do duhej të rionetoheshin.
“Sipas meje, me ndihmën e institucioneve të vendit këto është dasht me u riorientu dmth këto 600 milionë, ppërqindja më e madhe e tyre është në patundshmëri, dmth ose në shtëpi, banesa apo toka. Mirëpo e mira kishte qenë që këto me u investu në prodhim, në projekte që ndikojnë drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik”, bëri të ditur ai.
Ndërkaq, përkundër benefiteve nga remitencat, profesori universitar, Bashkim Mustafa thekson edhe një faktor negativ.
“Në aspektin ekonomik është një shenjë e mirë që diaspora ende po dërgon para në Kosovë. Kjo është një infusion shumë i fuqishëm për në ekonominë e vendit. Por në aspektin e emigracionit sigurisht që nuk është fat për shtetin e Kosovës sepse po dalin të rinj dhe të reja nga vendi dhe mungon ekonomia dhe konsumi në anën tjetër”, theksoi Mustafa.
Gjatë vitit 2022, remitencat në Kosovë arritën vlerën prej 1 miliard e 223 milionë euro e që ekonomisë në vendin tonë I kontribuoi me rritje vjetore prej 6.0 përqind.