Edhe një bankë nga Shqipëria synon tregun bankar të Kosovës

BQK - Buletini Ekonomik

Pas bankës Credins, e cila së fundmi është futur në tregun bankar në Kosovë, edhe një bankë tjetër nga Shqipëria ka dorëzuar aplikacionin e saj në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK).

Buletini Ekonomik mëson se bëhet fjalë për Tirana Bank, e cila tashmë ka shprehur interesimin dhe ka dorëzuar apliakcionin në BQK për marrje të licencës.

“Aplikacioni është duke u shqyrtuar”, i kanë thënë Buletinit, burime të sigurta brenda këtij sektori.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, Tirana Bank është banka e parë me kapital tërësisht privat në Shqipëri. Ajo u themelua në vitin 1996 dhe gjatë kësaj periudhe ka patur një zhvillim të shpejtë në tregun lokal, duke shtrirë degët e saj në të gjithë Shqipërinë. /Buletini Ekonomik/