Guvernatori Ismaili: Ballkani Perëndimor duhet të bashkëpunojë në sistemin e pagesave TIPS

Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bashkëpunojnë në sistemin e pagesave të shpejta të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), i njohur si TIPS.

Kështu ka thënë guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili gjatë forumit të ministrave të Ekonomisë në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Reklama e sponzorizuar

Në këtë forum, Ismaili ka shpalosur orientimin strategjik të BQK-së drejt reformimit të Sistemit Kombëtar të Pagesave, si dhe rëndësinë e ndërlidhjes me sistemet e pagesave regjionale dhe të Bashkimit Evropian

“Përveç kontributit në ekonomi, për Kosovën ky proces ndikon direkt edhe në shfrytëzimin e përfitimeve të gjëra nga bizneset, qytetarët dhe diaspora, në kuptimin e uljes së kostos, si dhe rritjes së shpejtësisë dhe sigurisë së transaksioneve të pagesave dhe remitencave”, ka thënë ndër të tjerash Ismaili.