Murati: U takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e tatimit në pronë

Hekuran Murati-Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se u takon komunave të vendosin nëse duan ta shfrytëzojnë mundësinë për faljen e një pjese të tatimit në pronë, ashtu siç e mundëson Ligji i ndryshuar për tatimin në pronë, raporton Express.

Sipas Muratit, deri tash këtë vendim e kanë marrë Graçanica, Obiliqi dhe Drenasi.

Ai ka inkuruajuar edhe edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë këtë mundësi, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor.

Reklama e sponzorizuar

“Deri në fund të muajit gusht 2023, nga tatimi në pronë komunat kanë mbledhur mbi 35 milionë euro, që e tejkalon me rreth 500 mijë euro nivelin e mbledhur për komplet vitin 2022.

Marrë parasysh këtë performancë të mirë, i inkurajoj edhe komunat tjera që të shfrytëzojnë mundësinë e faljes së një pjese të tatimit në pronë që të lehtësojnë barrën e qytetarëve, para datës 15 shtator 2023, kur edhe përfundon afati ligjor”, ka shkruar Murati.