Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 16,9% e përbëjnë produktet minerale; 12,6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,8% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 10,3% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 9,4% e përbëjnë mjetet e transportit; 6,0% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 5,9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij, etj.
Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e BE-së
Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 20,6 milionë euro, ose rreth 30,7% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-33,4%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin: Gjermania (12,3%), Italia (3,3%), Holanda (3,2%), etj.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 217,0 milionë euro, ose 41,5% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 1,8%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (11,8%), Greqia (6,0%), Italia (4,4%), etj.
Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e CEFTA-s
Eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 26,7 milionë euro, ose 39,8% të eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-17,1%). Partnerë kryesorë për eksport ishin: Shqipëria (14,3%), Maqedonia e Veriut (13,4%), Mali i Zi (5,4%), Serbia (5,2%).
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 73,2 milionë euro, ose 14,0% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-26,8%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (5,5%), Maqedonia e Veriut (4,5%), Serbia (2,1%).
Eksportet dhe importet e Kosovës me vendet e tjera të botës
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 19,9 milionë euro, ose 29,6%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: SHBA (15,9%) dhe Zvicra (8,5%).
Ndërsa importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 232,8 milionë euro, ose 44,5%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (13,0%) dhe Kina (12,7%).