Pesë tregues se keni arritur ekuilibrin punë-jetë

Ekuilibri jetë profesionale – jetë personale është bërë një qëllim për shumë njerëz.

Nëse po përpiqeni të jetoni jetën tuaj më së miri, më poshtë janë pesë gjëra që tregojnë se keni arritur ekuilibrin e përsosur.

Mungesa e një prej tyre mund të nënkuptojë se ju keni ende nevojë të përmirësoni ekuilibrin tuaj.

Reklama e sponzorizuar

1.Ju e doni atë që bëni

Nuk ka asgjë më të keqe se të presësh nga dikush që e urren punën apo të shkosh në punë çdo ditë, pa dëshirë.

Ekuilibri i përsosur mes punës dhe jetës personale do të thotë se bëni atë që doni dhe e doni atë që bëni.

Nuk janë të shumtë njerëzit që ngrihen në mëngjes me dëshirën për të shkuar në punë dhe për të bërë gjëra të mëdha.

Kur jeni po aq entuziast si gjatë orëve tuaja të punës, edhe në orët jashtë saj, ky është një ekuilibër që e bën jetën shumë më të bukur në përgjithësi. Kur ju e doni atë që bëni, nuk jeni duke punuar në të vërtetë.

2.Ju kaloni kohë cilësore me njerëzit e shtrenjtë

Një nga leksionet më të rëndësishme që një pjesë e madhe njerëzish mësuan gjatë pandemisë është që, jeta jo vetëm është e shkurtër, por edhe marrëdhëniet me njerëzit janë të çmuara.

Ndonjëherë njerëzit përqendrohen kaq shumë te fitimi i parave, duke menduar për kohën e pensionit, saqë e lënë jetën në pritje dhe humbin momentet më të mira.

Por nëse keni fëmijë, kini parasysh se nuk do të jenë të tillë për gjithnjë.

Nëse keni një partner, nuk keni kohë të pambarimtë për të bërë gjërat që dëshironi të bëni. Lënia mënjanë e jetës personale në mënyrë të pambarimtë për të arritur një objektiv pasurie është si të mbash frymën.

Çelësi i një ekuilibri të suksesshëm mes jetës profesionale dhe asaj personale është të jetoni çdo ditë në maksimum dhe të gjeni kohë për njerëzit e dashur.

3.Ju mund të paguani faturat duke mos u ndier nën presion

Dihet se paratë e bëjnë botën të rrotullohet. Nëse doni të hani dhe të keni gjërat thelbësore të jetës, puna është nevojë për pjesën më të madhe prej nesh.

Edhe pse disa aspirojnë të bëhen të pasur dhe të fitojnë kaq shumë para sa të mos dinë se si t’i shpenzojnë, shumë prej jush nuk do të donin të ndodheshin në një vend ku nënshkrimi i një çeku për faturat nuk vjen me djersitje dhe rrahje zemre.

Nuk është e nevojshme të jeni milioner për të pasur sukses në jetë, por gjetja e një ekuilibri mes kohës dhe parave mund t’ju ndihmojë në zvogëlimin disi të stresit dhe të bëni atë që doni.

Edhe pse duket një koncept i thjeshtë, jo gjithnjë është i lehtë ta arrish. Por nëse e arrini, jeta juaj do të jetë më e bukur se sa të shkosh kundër rrymës.

4.Ju keni kontroll mbi vendimet tuaja

Një nga ndjesitë më të këqija është ajo që të jeni në borxh me dikë apo të mos keni lirinë të bëni atë që dëshironi.

Një nga treguesit kryesorë të një ekuilibri të mirë mes jetës profesionale dhe asaj personale është liria e të qenët krijues, mundësia për të zgjedhur çfarë të bëni dhe kur ta bëni dhe të mund të shpreheni siç dëshironi.

Ekuilibri në jetë ka të bëjë me marrjen e vendimeve që ju bëjnë të lumtur dhe të përmbushur, por kjo mund të jetë e vështirë të arrihet, nëse nuk ju lejohet të merrni vendime për veten.

Është një ndjenjë e mrekullueshme të dini se keni kontroll në jetën tuaj, financat dhe kohën. Atëherë e dini se keni arritur ekuilibrin e përsosur.

5.Po rrisni pasurinë për veten

Akumulimi i pasurisë kërkon jo vetëm pagimin e faturave, por të keni më shumë se sa ju nevojitet, në mënyrë që të mund të lini disa para mënjanë.

Kur shkoni në punë dhe bëni atë që ju pëlqen për të jetuar, ndërkohë që ndërtoni një bazë të fortë financiare për të ardhmen tuaj, përjetoni një ndjenjë lirie dhe arritjeje se po siguroni veten dhe familjen për një kohë të gjatë.

Si mund të arrini një ekuilibër më të mirë

Një ekuilibër i përsosur mes jetës profesionale dhe asaj personale nuk vjen pa punë të palodhur dhe marrjen e disa rreziqeve.

Ndoshta po mendoni të merrni një rrugë të re të cilën nuk e keni eksploruar më parë, si për shembull pronësia e një biznesi apo franchising, ku mund të jeni shefi i vetes.

Zgjidhni me urtësi, kini pritshmëri realiste dhe gjeni atë që e bën jetën tuaj më të përmbushur.

Shpesh mendohet se drejtuesit i kushtohen 100 për qind karrierës së tyre, por për të arritur një ekuilibër të mirë mes jetës dhe punës është e rëndësishme t’i jepni përparësi asaj që ju pëlqen dhe se po përmbushni qëllimet tuaja të përgjithshme për rritjen tuaj personale.

Hapi i parë është të caktoni kufijtë mes axhendës punës dhe asaj personale, në mënyrë që të qëndroni të fokusuar.

Së dyti, jini gjithnjë të pranishëm në këtë moment dhe kushtojini vëmendje.

Është e vështirë të ndiheni i realizuar nëse keni shumë gjëra për të bërë. Përpiquni ta përfundoni diçka para se të nisni një gjë të re.

Së fundi, gjeni pasionin në çdo gjë që bëni. Sekreti i ekuilibrit është ndjenja e përmbushjes si në jetën personale ashtu edhe në atë profesionale. Asgjë nuk vjen falas në jetë, përfshirë gjërat që duam.

Të kesh ekuilibër punë-jetë është një gjë që me të vërtetë të ndryshon jetën dhe koha është shumë e shkurtër për të mos e bërë.

Çfarë do të bëni për të gjetur një version më të lumtur të vetes? /Forbes/