Punëtorët kosovarë po zëvendësohen me ata të Bangladeshit, Safet Gërxhaliu: Gjendja është alarmante

Bizneset ka kohë që janë duke u ballafaquar me mungesë të fuqisë punëtore. Përderisa pjesa më e madhe e të rinjve janë duke e lëshuar vendin. Për pasoj shumë kompani kosovare, janë të detyruara që të punësojnë punonjës nga vendet të ndryshme të Evropës, por që nuk janë në Zonën e Shengenit.

Burime jo zyrtare kanë thënë për Indeksonline, se në vendin tonë janë afër 500 punonjës të nacionalitetit të huaj kryesisht turk, bangladeshas dhe vende të tjera.

Reklama e sponzorizuar

Ekpertët vlerësojnë se Kosova si asnjë herë më parë është duke u përballur me një krizë të paparë ndonjë herë, për sa i përket fuqisë puntore.

Madje pas datës 31 dhjetor të këtij viti gjendja do të jetë edhe me e frikshme. Kështu tha Safet Gërxhaliu njohës i ekonomisë. Ai vlerëson se mund të kemi ikje masive të të rinjve jashtë vendit.