Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar se kanë shkyçur nga shërbimet e ujit, konsumatorë me borxhe të mëdha ndaj kompanisë.
Nga kjo kompani paralajmëruan edhe shkyçje të tjera.
“Sapo u shkyçën konsumatorë në rrugën ” Muharrem Fejza” për borxhe të mëdha ndaj shërbimeve të ujit. Shkyçjet po aplikohen duke i përfillur dhe bazuar në rregulloret dhe ligjet në fuqi. Vazhdojmë tutje..”, thuhet në njoftim.