Protestë dhe kundërprotestë rreth ndërtimit të xhamisë në Prishtinë

Një numër i vogël i qytetarëve kanë protestuar kundër ndërtimit të xhamisë së madhe në Prishtinë, por vetë organizatori nuk ka qenë prezent.

Të pranishmit kanë thënë se nuk janë kundër xhamisë, por kundër modelit që është përzgjedh.

Në anën tjetër është zhvilluar një kundërprotestë nga disa qytetarë, të cilët u kanë thënë protestuese të parë pse nuk kishin dalë edhe kundër ndërtimit të kishës ortodokse në kampusin universitar, rrënimit të objektit shkollor ku është ndërtuar katedralja dhe po ashtu kundër faljes së pronave manastirit në Deçan.

Reklama e sponzorizuar
Image