Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) mbajti takimin e rregullt të Bordit udhëheqës ku diskutuan 10 pika në rend të ditës.
Në takim u tha se politika investuese në Kosovë duhet të përmirësohet për mes infrastrukturës ligjore për bizneset vendore dhe të huaja në vend.
Ligji për investime strategjike në Kosovë ishte pika e rëndësishme e diskutimit e cila murr vëmendje nga Bordit ku u kërkua nga Qeveria e Kosovës sa më shpejte të amandamentohët dhe të procedohet në Kuvend të Kosovës për aprovimin me sugjerime dhe vërejtje të komunitetit të biznesit në Kosovë.
Ky ligje tash e tri vjet është pa fuqi juridike dhe pa afat kohore prandaj kërkojmë zgjedhje sa më të shpejtë që ligji të ketë fuqi për ti hapë mundësi fuqizimit të investimeve të huaja dhe vendore në Kosovë si shpëtim i Kosovë nga kriza.
Të pranishëm në mbledhje ishin Agim Shahini, Suat Berisha, Shkëlzen Jusaj, Haziz Tafaj, Gani Ferizi, Ahmet Kuqi e Isak Tusha.