Cili është shteti me fuqinë më të madhe blerëse në Evropë?

Me 26.271 euro, fuqia blerëse e banorit mesatar të Gjermanisë në vitin 2023 ishte e nënta më e forta në Europë, pra pozicioni ishte më i dobët se vitin e kaluar.

Shifra i referohet të ardhurave për banor pas pagesës së taksave dhe përfitimeve sociale, sipas institutit të kërkimeve të tregut të Nurembergut GfK. Por aktualisht nuk është as Zvicra dhe as Gjermania që mund të mburren me fuqinë blerëse më të madhe në Europë.

Janë banorët e Lihtenshtajnit që kanë fuqinë blerëse më të madhenë bazë vjetore: 68.843 euro, përpara zviceranëve me 49.592 dhe luksemburgasve me 40.931 euro. Pasojnë islandezët, danezët, irlandezët, austriakët dhe norvegjezët.

Reklama e sponzorizuar

Njerëzit në Bjellorusi, Kosovë dhe Ukrainë kanë më pak para për të shpenzuar, pak më pak se 2500 euro.

Në total, banorët e 42 vendeve europiane kanë në dispozicion këtë vit 12.1 miliardë euro për ushqim, strehim, shërbime, fatura, trajtime private dhe pensione, sigurime të ndryshme, pushime, lëvizshmëri dhe argëtim.

Fuqia blerëse mesatare për europian është rritur me 5.8 % që nga viti 2022, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të mbuluar rënien reale të të ardhurave për shkak të inflacionit. /Scan tv/