Hoti: Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro për tre vite?

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kërkuar llogari nga Qeveria e Kosovës për 8.3 miliardë euro të shpenzuara nga buxheti i Kosovës për tre vite.

Hoti përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se as shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete.

Sipas tij, nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja.

Reklama e sponzorizuar

“Ku janë shpenzuar 8.63 miliardë euro?! 3 vite mandat dhe 3 buxhete vjetore të menaxhuara. 8.63 miliardë euro vlera e tri buxheteve (2021=2.51 miliardë, 2022=2.90 miliardë, 2023=3.22 miliardë). As shenjë nuk shihet se ku janë harxhuar gjithë këto mjete. Nuk ka ndonjë autostradë të re, urë të re, tunel të ri, çerdhe, shkolla apo spitale të reja.

Pagat nuk janë rritur. As policët nuk i kanë marrë shtesat e rrezikshmërisë nga shkurti i këtij viti”, ka shkruar Hoti në Facebook.