Hajdari: Kosova përfaqësohet për herë të parë si palë e barabartë në CEFTA dhe kryeson procesin e integrimit ekonomik rajonal

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari ka mbajtur takim me Komitetin të Përbashkët të CEFTA-s për vendimmarrje, me praninë e përfaqësuesve të palëve dhe Komisionit Evropian, raporton Ekonomia Online.

Hajdari ka thënë se për herë të parë, Kosova përfaqësohet në CEFTA si palë e barabartë, pa praninë e UNMIK-ut, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt konsolidimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe forcimit të rolit në proceset ekonomike rajonale.

“Po ju ftojmë për takimin special që këtë vit kryesohet nga Kosova, për herë të parë nga institucionet dhe zëri i saj dhe pa përfaqësimin e UMNIK-ut. Përfundimisht pjesëmarrja e UNMIK është larguar në tetor të vitit të kaluar kjo vjen si rezultat i përpjekjeve të shumta dhe përkushtimin të Kosovës për të rregulluar statusin, që atëherë në takimet të komuniteteve Kosova përfaqësohet nga institucionet e saj”, ka thënë Hajdari.

Reklama e sponzorizuar

Tutje ajo shtoi se ky është gjithashtu një vit i veçantë, pasi Kosova mban kryesinë e CEFTA-s, duke udhëhequr agjendën rajonale për lehtësimin e tregtisë dhe integrimin ekonomik.

“Ky vit është i veçantë sepse kryesojmë procesin e CEFTA nga Kosova por edhe sepse po fillojmë një fazë të re drejtë tregut të përbashkët rajonal. Kosova ishte nikoqir i këtij takimi speciale të Komunitetet të CEFTA-s, që shënon fillimin zyrtarë të kryesimit tonë. Kosova do të ketë një kryesim aktiv me synim arritjen e zbatimit të suksesshëm të vendimit të CEFTA-së të miratuara vitin e kaluar dhe zhvillimin e mëtejshëm dhe të sigurojmë zbatimin e masave të CEFTA-së në kuadër të planit të veprimit të tregut rajonal. Kosova ka marrë katër vendim që i morëm në këtë takim special”, theksoi ajo.

Përfaqësuesi i Komisionit Evropian përgjegjës për Ballkanin Perëndimor për cështjen e CEFTA-as, DAvid Hudson theksoi rëndësinë e CEFTA-s si një mundësi për të forcuar ekonomitë e rajonit dhe për t’i afruar ato më shumë me Bashkimin Evropian, duke përmirësuar bashkëpunimin dhe përgatitjen për integrimin në tregun evropian.

“Kjo është e rëndësishme, sepse SEFTA nuk është një ushtrim burokratik, por një përpjekje që synon të sjellë përfitime reale për bizneset, qytetarët dhe konsumatorët. Nuk është vetëm një proces administrativ, por një metodë e bazuar në modelin e Bashkimit Evropian, ku vendet bashkëpunojnë për interesin e përbashkët, me qëllim forcimin e ekonomive të tyre. Për më tepër, pasi kjo bashkëpunim mbështetet në standardet dhe praktikat evropiane, ai gjithashtu ndihmon të gjitha palët të afrohen më shumë me Bashkimin Evropian dhe të jenë të përgatitura për integrimin në tregun e përbashkët evropian, edhe përpara anëtarësimit”, theksoi Hudson.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, janë miratuar katër vendime të rëndësishme, të cilat do të lehtësojnë tregtinë dhe do të kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve të rajonit.

Gjithashtu, ministrja ka prezantuar prioritetet e kryesimit të Kosovës, të cilat përfshijnë iniciativa kyçe për përmirësimin e mjedisit të biznesit dhe lehtësimin e zhvillimit ekonomik.