Katër vende perëndimore nën “lakun” e borxheve – Jepet alarmi për krizë fiskale

Dollarë amerikan

Sipas të dhënave të Institutit të Uashingtonit për Financat Ndërkombëtare, borxhi total i të gjitha vendeve në botë arrin në 307 trilionë dollarë.

Borxhi u rrit me 10 trilionë dollarë vetëm në gjysmën e parë të këtij viti dhe 80 % e rritjes u kontribuua nga vendet e zhvilluara industriale, kryesisht SHBA, Japonia, Britania e Madhe dhe Franca.

Nga ana tjetër, borxhi i popullsisë ka rënë, më saktë nga 57.9 në 57.7 trilionë, pra nga 62.3 në 61.9 % të PBB-së. Sipas ekonomistëve, SHBA-ja, Italia dhe Britania e Madhe janë veçanërisht të rrezikuara për t’u goditur nga spiralja e borxhit, pasi në këto vende borxhi tejkalon vlerën e PBB-së vjetore.

Reklama e sponzorizuar

Ekonomistët e BQE – së paralajmërojnë se me një borxh të tillë të shumë vendeve, kriza fiskale është më pranë se sa duket. Ata sqarojnë se borxhi mund të jetë ende i përballueshëm, por është gjithnjë e më shqetësuese që vendet duhet të paguajnë gjithnjë e më shumë për të shlyer interesin. Investitorët janë gjithashtu nervozë.

Fondi i obligacioneve Pimco theksoi se deficitet buxhetore dhe nivelet e larta të borxhit janë shkak për shqetësim./Scan tv/