Kurti lanson fushatën informuese për liberalizimin e vizave, kërkon kujdes nga qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lansuar fushatën informuese për liberalizimin e vizave.

Kurti tha se liberalizimi i vizave ka qenë një projekt i tejzgajtur dhe i vonuar për kosovarët. Ai tha se qytetarët duhet të kenë kujdes sepse liberalizmi ka edhe disa rregulla.

“Përgjatë tetorit dhe nëntorit pritet që fushata të zhvillohet në shumë komuna e anembanë. Siç e dini të gjithë sepse edhe e kemi përjetuar ky projekt ka qenë i tejzgajtur dhe i vonuar për qytetaret e Kosovës”.

Reklama e sponzorizuar

“Nga një janari merr fund regjimi i vizave për Kosovës. Liberalizmi edhe pse do të thotë lëvizje e lirë duhet të kemi kujdes sepse ka edhe disa rregulla. Është për vizita afatshkurta jo për shkollim e për punë. Duhet të keni kujdes sepse shkeljet e rregullave kur të mblidhen mund të dërgojnë në gjoba dhe në ndalesa për hyrje në Shengen”, tha Kurti./EO