Në mbledhjen e fundit, Qeveria ka miratuar Ligjin për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë.
Ligji për BRE-të ka për qëllim rritjen e përdorimit të energjisë nga Burimet e Ripërtërishme për të:
-Përmbushur nevojat për energji
-Rritur sigurinë e furnizimit
-Përmirësuar mbrojtjen e mjedisit
-Ofruar përfitime sociale dhe shëndetësore
-Promovuar mundësitë e barabarta të punësimit në sektor të energjisë
Ky ligj përfshin:
-Hartimin e politikave energjetike
-Zhvillimin e kornizës rregullative për promovimin e përdorimit të BRE-ve
-Promovimin e skemave mbështetëse konkurruese, efiçiente dhe transparente.