A e dini cilat janë obligimet tatimore për personat e tretë?

Kur dikush ka qenë përgjegjës apo ka ndihmuar në mos kryerjen e detyrimeve tatimore, ATK ka autorizime që ndaj atyre personave të bëjë vlerësim tatimor dhe të ndjek të gjitha procedurat që kërkohen, sikurse ndaj çdo tatimpaguesi tjetër që është në detyrim ndaj ATK-së.
Kush mund të jenë ata:
-Personi përgjegjës në biznes, i cili ka pasur përgjegjësi t’i kryej obligimet tatimore;
-Transfer-marrësi, personi që ka mundësuar transferin e aseteve të obliguesit tatimor;
-Pronari përfitues, i cili gëzon përfitimet nga domeni dhe kontrolli i aseteve me titull në pronësi të dikujt tjetër;
-I emëruari, personi i cili është i caktuar të veprojë për dikë tjetër.