Bordi i BQK-së emëron zv/guvernator “njeriun e besueshëm” të guvernatorit

Bordi i Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), në mbledhjen e mbajtur më 26 tetor 2023, ka emëruar kandidatin Dardan Fusha në pozitën Zëvendësguvernator për Operacione Bankare të Bankës Qendrore.

Ky vendim është marrë me 26 tetor 2023, thuhet në një njoftim të BQK-së rreth mbledhjes se Bordit të BQK-së.

Ndërkaq, nuk dihet pse nuk është emëruar edhe zv/guvernatori për Mbikëqyrje Financiare, ani pse konkursi ishte shpallur për të dyja këto pozita në të njëjtën kohë.

Reklama e sponzorizuar

Fusha ishte parë si njeriu i besueshëm i guvernatorit Ismajli, qysh në ditët e para të ardhjes së tij në krye të BQK-së. Fillimisht e kishte angazhuar në kabinet, dhe pritej përzgjedhja e tij në këtë pozitë.

Ai shihet pothuajse në secilin takim të guvernatorit me palë të ndryshme.

Ndryshe, BQK kishte hapur konkurs për përzgjedhjen e kandidatëve në këto dy pozita pas ardhjes se Ahmet Ismajlit në krye të institucionit më të lartë financiar në vend.