Hajdari: Manipulimet me çmime në Kosovë po vazhdojnë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka theksuar sot se manipulimet me çmimet në Kosovë po vazhdojnë, pasi marzha e fitimit për bizneset në disa produkte bazë është mbi 50 për qind.

Pas rrëzimit të ligjit për çmimet tavan nga Gjykata Kushtetuese, Hajdari tha se argumentet që i kanë pranuar nga kushtetuesja nuk qëndrojnë pasi s’ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë.

Reklama e sponzorizuar

“Ligji për masat për produktet themelore nuk ka pasur asnjë shkelje të tregtisë së lirë, por ka pasur për të adresuar vetëm manipulime e  tregtarëve, jo në përgjithësi por vetëm disa tregtare. Argumentet që i kemi pranua aspak nuk qëndrojnë pasi nuk është e mundshme të shfrytëzohet ligji për rezervën shtetërore në rast se ka çrregullim në treg“, u shpreh Hajdari sot në seancën parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku u diskutua për Raportin e Bashkimit Evropian për Kosovën për vitin 2023.