Haradinaj me kritika për buxhetin 2024: Investimet kapitale shkuan për komunat e partisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke folur për Projekt-buxhetin për vitin 2024, ka akuzuar Qeverinë Kurti për favorizim të komunave që udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Haradinaj tha se investimet kapitale janë ndarë për “komunat e partisë”, raporton Express.

“Problem në vete është ndarja jo e drejtë e investimeve kapitale, për komunat e partisë, Imagjinoni sa e paftyrë është kjo. Nëse e bëjmë një vlerësim të kujdesshsëm dhe të respektueshëm të këtij buxheti, mund të themi me pak fjalë si vijon: Kemi të bëjmë me një qeveri e cila nuk e investon buxhetin edhe atë qëllimshëm ndër vite”, tha Haradinaj.

Reklama e sponzorizuar

Tutje, Haradinaj tha se kjo qeveri po i shkakton humbje Kosovës në të gjithë sektorët.

“Ekonimisë së Kosovës, kjo qeveri ia ka mungu mbi 1 miliard investime. Kjo qeveri duke mos e investu buxhetin, i shkakton humbje Kosovës në të gjithë sektorët”, tha Haradinaj.