Kuvendi ratifikoi dje pesë marrëveshje ndërkombëtare, vlera totale e tyre mbi 311 milionë euro

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka votuar dje pesë marrëveshje ndërkombëtare, pas disa muajsh përpjekje.

Këto marrëveshje u kaluar me ndihmë të deputetëve të LDK’së dhe AAK’së, si dhe grupit Multietnik.

Reklama e sponzorizuar

Pas votimit të marrëveshjeve, Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se vlera totale e tyre është 311 milionë e 3 mijë e 92 euro, raporton Express.

Ajo ka falenderuar deputetët që kanë votuar këto marrëveshje, derisa ka thënë se shpreson se së shpejti do të votohen edhe katër marrëveshjet e mbetura.

“Falenderoj deputetët e të gjitha grupeve parlamentare pjesëmarrëse dhe uroj zbatim të suksesshëm të pesë marrëveshjeve të miratuara dhe votim të shpejtë edhe të katër marrëveshjeve tjera!”, ka shkruar Kusari-Lila.