Më 9 nëntor mbahet ankandi i dhjetë i letrave me vlerë

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se më 09 nëntor 2023 do të mbahet ankandi i dhjetë për vitin 2023, ku do të emetohen Obligacione me maturitet 3 vjeçar në shumën prej 25 milionë euro.

“Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (3 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi”, thuhet në njoftimin e MPFT-së.

Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, ky dikaster kërkon që të kontaktohen ndonjëra nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës.

Reklama e sponzorizuar