Nëntë doganierë dhe një polic arrestohen në veri, dyshohen për keqpërpëdorim të pozitës zyrtare dhe korrupsion

Policia e Kosovës së bashku me Prokurorinë Speciale janë duke vazhduar aksionin në disa lokacione në veri.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavilevci konfirmoi për Telegrafin arrestimin e nëntë doganierëve dhe një polici, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe korrupsion.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, nga Prokuroria Speciale kanë konfirmuar më herët se janë duke realizuar aksionin në veri.

“Ju njoftojmë se aksioni është duke u zhvilluar me urdhër të Prokurorisë Speciale, për veprat penale korrupsion, marrje ryshfeti dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu. /Telegrafi/