Nga VV-ja thonë se regjistrimi i popullsisë nuk po shtyhet për t’i fshehur shifrat

Deputeti i Vetëvendosjes Artan Abrashi ka komentuar largimin e të rinjve nga Kosova derisa në qeverisje kanë qenë kryeministrat e kaluar. Ka thënë, se sot, nuk ka largim të të rinjve.

Abrashi ka mohuar akuzat se Qeveria e Kosovës ka shtyrë afatin për regjistrimin e popullsisë, me qëllim fshehjen e shifrave.

“Qytetarët tanë pas hyrjes në fuqi të liberalizimit, nuk do të mendojnë të ikin. Shkojnë, kthehen, pse jo”, u shpreh Abrashi, derisa ka thënë se ka kulturë e standard më të mirë ditët e sotme në Kosovë.

Reklama e sponzorizuar

“Nuk qëndron e vërteta që po thoni që sot ikin të rinjtë. Regjistrimi i popullsisë është e vërtetë që ka ardhur koha të bëhet. Nuk është në interesin tonë të fshihet një realitet që është ekzistues. Nuk ka pakënaqësi. Nuk ka shtyrje të regjistrimit për t’i fshehur shifrat”, është shprehur Abrashi derisa është pyetur për akuzat e ngritura se Qeveria e Kosovës e ka shtyrë afatin për regjistrimin e popullsisë me qëllim të fshehjes së shifrave.

“Së shpejti do të nisë procesi i regjistrimit të popullsisë”, u shpreh ai./ATV