Rama njofton për lansimin e aplikacionit ku qytetarët e Prishtinës mund të raportojnë për problemet në infrastrukturë

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është lansuar aplikacioni “Raporto problemin”, ku qytetarët e Prishtinës mund të raportojnë për çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe probleme të tjera, raporton Express.

Sipas Ramës, ky aplikacion do të bëjë ndryshime thelbësore.

Reklama e sponzorizuar

“Fjala juaj ka fuqi të madhe në Kryeqytet, dhe këtë më së miri mund ta ndani përmes Aplikacionit të ri të cilin e kemi krijuar për të përmirësuar përmes juve infrastrukturën e Prishtinës. Ky inovacion do të bëjë ndryshime thelbësore në jetën tonë komunale.  Përmes këtij Apliakcioni ju mund të: Raportoni çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe shumë të tjera”, ka shkruar Rama.

“Në link ju mund të:
Raportoni çdo problem në rrugë, ndriçim, dëmtim të hapësirës publike dhe shumë të tjera.
Kemi nevojë për bashkëpunimin tuaj!”, thuhet në njoftim.