Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-së, të hënën ka thënë për Buletinin Ekonomik se gjatë periudhës 1 deri më 10 nëntor konsumi mesatar ka arritur në 14,592 megavatë-orë në 24 orë, kurse në orët e pikut, konsumi më i lartë është regjistruar të shkojë në 901 megavat-orë. Ndërkohë, siç e ka njoftuar Buletinin Ekonomik, Skënder Bucolli, zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, në termocentralet e vendit aktualisht janë duke u prodhuar mesatarisht diku rreth 740 megavatë-orë, ose afro 17.800 megavatë-orë në 24 orë. Këtyre ditëve Kosova as nuk po merr, as nuk po dërgon rrymë në Shqipëri.
Buletini Ekonomik
Tani, kur edhe në Kosovë kanë mbërritur ditët me mot të ftohtë dhe me temperaturë ndjeshëm më të ulëta se sa 2-3 javë më parë, raporti prodhim – konsum i energjisë elektrike dita-ditës ndryshon më shumë në krahasim me ditët e ngrohta. Në ditët e ftohta, gjithnjë, në të kaluarën dhe tani, shtohet shumë dhe në mënyrë të përshpejtuar konsumi i energjisë elektrike për shkakun se shumë qytetarë vazhdojnë t’i ngrohin shtëpitë e tyre me rrymë.
Kështu, qëkur në Kosovë nisën temperatuarat e ulëta, dukshëm nën ato që mbajtën në shtator, por edhe në gjysmën e parë të tetorit, konsumi maksimal i Kosovës ka shkuar në 700- 750 megavatë-orë. Ndërkohë dihet se gjatë shtatorit dhe gjysmës së parë të tetorit konsumi i Kosovës sillet nga 600 deri maksimalisht 655 megavatë-orë. Ky ndyshim në konsumin e rrymës në vendin tonë është thuaja i zakonshëm, për shkak se me ftohjen e motit shumë qytetarë angazhojnë mjete ngrohëse të bazuara në energji elektrike. Madje, në ditët e para të uljës së temperaturave, përkohësisht, aktivizojnë nxemëse elektrike edhe familjet që në sezonin e dimrit hapësirat e tyre të banimit nuk i ngrohin me rrymë, por me dru, qymyr, pelet etj.
Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-së, të hënën ka thënë për Buletinin Ekonomik se gjatë periudhës 1 deri më 10 nëntor konsumi mesatar ka arritur në 14,592 megavatë-orë në 24 orë, kurse në orët e pikut, konsumi më i lartë është regjistruar të shkojë në 901 megavat-orë.
Ndërkohë, siç e ka njoftuar Buletinin Ekonomik, Skënder Bucolli, zëdhënësi i Korporatës Energjetike të Kosovës, në termocentralet e vendit aktualisht janë duke u prodhuar mesatarisht diku rreth 740 megavatë-orë, ose afro 17.800 megavatë-orë në 24 orë.
Më kokretisht, Kosova ka një kohë të gjatë që po furnizohet me energjinë elektrike të prodhuar vetëm nga dy blloqet e termocentraleve Kosova A (aktualisht janë në operim A3 dhe A5) dhe 2 blloqe të Kosova B, të cilat bashkarisht po prodhojnë rreth 740 megavatë-orë energji elektrike. Kjo situatë vazhdon të jetë e njëjtë pak a shumë, që nga 23 tetori 2023, kur pas një remonti më të detajuar është kthyer në prodhim blloku B2 (rreth 3 muaj e më shumë ishte në remont).
Siç dihet, një sasi prej dhjetëra megavatësh prodhohet edhe nga kapacitetet e energjisë së rinovueshme, minihidrocentralet dhe parqet e energjisë së erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës, dhe kjo i bashkangjitet sasisë së rrymës së prodhuar në termocentrale, përkatësisht i vihet në dispozicion KEDS/KESKO-se, kompanisë së shpërndarjes dhe furnizimit me rrymë te konsumit të vendit. Këtyre ditëve, kur u rikthyen të reshurat e bujshme të shirave në rajon, dhe në Shqipëri, sidomos, shumë shpejtë ka nis të stabilizohet situaata elektroenergjetike në Shqipëri. Në saje të ujrave të bollshme dhe të nisjes së mbushjes së vrullshme të liqeneve akumuluese në hidrocentrale në Kaskadën e Drinit (të hidrocentraleve të Fierzës, Komanit dhe të Vaut të Dejës), situata elektroenergjetike në Shqipëri është duke u stabilizuar shpejtë.
Në këtë mënyrë, KESH-i tani për tani është deklaruar të mos ketë nevojë për energjinë elektrike nga KEK-u, të cilën Kosova e ka deponuar gjatë natës dhe kur rëndom ka pasur teprica evidente të rrymës.
Momentalisht, siç ka njoftuar Skënder Bucolli, as Korporata Energjetike e Kosovës, nuk është duke marrë energji as në formë të kthimit të borxhit as të huas nga KESH-i, për shkak se edhe këtyre ditëve, me konsum të shtuar, po plotësohen nevojat me prodhim vendor të rrymës.
Por, siç ka thënë zyrtari i KEK-ut, në rast të nevojave të dyanshme, ose vetëm të njërës palë, do të vazhdojë të zbatohet marrëveshja e këmbimit të energjisë elektrike Kosovë-Shqipëri dhe anasjelltas.
Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-së ka sqaruar për Buletinin Ekonomik se gjatë ditës së djeshme kur pati ulje të ndjeshme të temperaturave në konsumin e Kosovës janë shpenzuar diku rreth 75 MW më shumë sesa deri në ditën e dielë, ose se një ditë më parë. Sipas zëdhënëses së KESCO-s, deri më 15 tetor, konsumi mesatar ditor ka qenë rreth 12 000 MWh, dhe piku maksimal i shënuar, ka qenë 655 MW. Siç po shihet, pra, pak a shumë kjo gjendje në procesin e prodhimit të KEK-ut, në një farë mënyre do të vazhdojë edhe në ditët në vazhdim. /Buletini Ekonomik