Ushtruesi i Detyrës së drejtorit të minierës Stan Tërg, Bahri Karaça është sulmuar brenda zyreve të minierë.
Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës Avni Zaiti.
“Po është sulmuar nga një i dyshuar tjetër, i lënduari është shkuar tek mjeku për trajtim, ndërsa i dyshuari aktualisht është duke u intervistuar në Polici. Ngjarja ka ndodhur brenda zyreve të minierës Stan Tërg, tha Zaiti për Insajderin.
Ndërkohë që u raportua në media se Karaça është sulmuar nga një punëtor i Trepçës dhe se incidenti ka ardhur si pasojë e një vërejtjeje me shkrim që i është shqiptuar të dyshuarit.