Lajm i mire për të gjthë ata që dëshirojnë të instalojnë sisteme solare në shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Zyra e Rregullatorit të Energjisë njofton se ka aprovuar Kriteret Teknike për Kyçje të Vet-konsumatorëve me Burime të Ripërtërishme të Energjisë në Rrjetin e Shpërndarjes më 31.10.2023.
Miratimi i kësaj rregullore e hapë mundësinë e investimit në sisteme fotovoltaike (solare) për vet-konsum për secilin konsumatorë në Kosovë pa marrë parasysh nivelin e tensionit ku janë të kycur.
“ZRrE ka vendosur të vërë në zbatim Rregullën Nr. 03/2023 për vet-konsumatorët me BRE, bazuar në Njoftimin për Komisionin për Ndihmën Shtetërore sipas Ligjit për Ndihmën Shtetërore, dhe njëkohësisht do të fillojë me trajtimin e kërkesave të prosumatorëve sipas kësaj Rregulle. Bazuar në dispozitat ligjore të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit, dispozitat ligjore të Rregullës Nr. 03/2023 për vet konsumatorët me BRE, tanimë në pajtim me Rregullat përkatëse, mund të filloni të dorëzoni aplikacionet për t’u pajisur me Autorizim dhe marrje të statusit të prosumatorit brenda skemës apo jashtë saj”, thuhet në njoftimin e ZRRE-së.
Me rregulloren paraprake, instalimi i paneleve solare për vet-konsum (dhe hudhje te tepricës në rrjet) i lejohej vetëm konsumatorëve shtëpiak dhe bizneseve të kyçura në nivelin e tensionit 0.4 kV.
Me strategjinë e energjisë është paraparë që deri në vitin 2031 të ketë kapacitet të instaluar prej minimum 100 MË (për vet-konsum).
Kapaciteti aktual i instaluar (prej 2017 deri sot) është 8 MË prandaj sipas njohësit të energjetikës, Trim Ternava, duhet që për 8 vite të kemi 12 herë më shumë projekte të realizuara (krahasuar me ato që kemi pasur për 6 vitet e kaluar) për të arritur targetin e vendosur në strategjinë 2022-2031. /Buletini Ekonomik/