ASK: Bie tregtia me pakicë përmes postës ose internetit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar ‘Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë për muajin shtator 2023’.

Në muajin shtator2023, indeksi i qarkullimit të tregtisë me pakicë kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (39,6%) dhe Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (13,1%),krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shtator 2022).

Ndërsa rënie kishte te:Tregtia me pakicë jo në dyqane (përmes Postës oseInternetit) (-26,3%);Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara (-1,7%),krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shtator2022).

Reklama e sponzorizuar

Në muajin shtator 2023, indeksi i numrit të të punësuarve kishte rritje më të madhe te: Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (8,4%); Tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara (7,1%)

“Ndërsa, rënie kishte te: Tregtia me pakicë jo në dyqane, tezga ose tregje (-23,7%); Tregtia me pakicë jo në dyqane(përmes Postës ose Internetit) (-18,0%),krahasuar me muajin e njëjtë të viti paraprak (Shtator 2022)”, njofton ASK.