Me projektligj ndryshojnë rregullat e trafikut rrugor, Aliu jep detaje

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka dhënë detaje lidhur me miratimin në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor, shkruan Gazeta Express.

Sipas Aliut, nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor.

Reklama e sponzorizuar

“Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbraztësira ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor, në mungesë të anëtarësimit në këto dy Koventa, në vijim janë paraqitur ndryshimet e domosdoshme nëpërmjet këtij Projektligji:”, thuhet në njoftimin e tij.

Tutje, ai ka përmendur edhe ndryshimet që janë bërë në përmes këtij Projektligji.

“ Transpozon pjesërisht Direktiven 2015/413 të datës 11.03.2015 që ka të bëjë me lehtësimin e shkëmbimit të informative ndërkombtare në çështjet e gjobave të lidhura me sigurinë në trafik;  Në përgjithësi janë rritur shumat e gjobave për kundërvajtje në trafik.  Kundërvajtjet në trafik janë të përshkallzuara;  Janë të përcaktuara dispozitat e trafikut të cilat e rregullojnë trafikun e trotineteve elektrike.   Dispozitat që rregullojnë veprimet në autoudhë ku parashihen ngritjet e gjobave për shkak të rrezikshmerisë.  Dispoziatat për drejtimin e mjetit motorik ku janë përshkallëzuar gjobat pa patentë shoferë dhe me patentë shofer jo valid.  Përcaktimi i përdorimit të video incizimeve si provë e shkeljeve nga pjesëmarrësit në trafik. Identifikimi i kundërvajtjes me pajisje elektronike për shqiptimin e gjobave elektronike;  Bartja e përgjegjësisë tek pronari i automjetit, për rastin kur nuk mund të identifikohet shoferi i cili ka bërë kundërvajtje në trafikun rrugor;  Dispozitat e veçanta ndaj shoferëve që ndosin rrugën me rrotat me baltë nga rruga e dheut, vendpunishtja dhe çfardo materiali që e ndotë rrugën;   Rregullimi i dispozitave lidhur me çështjen e masës mbrojtëse “ndalim i drejtimit të mjetit me veprim motorik” për përsëritësit e shkeljeve.  Pasojat juridike të dënimeve janë rregulluar në mënyrë të detajuar”, ka shkruar Aliu në një postim në “Facebook”. /Express/